Ditën e sotme në Kuvend, kryeministri Rama tha se se pi ujin që i vjen në çezmë të shtëpisë. Një deklaratë kontraversale kjo, në një kohë kur standardet e ujit të Tiranës janë konsideruar tejet të ulëta për konsum, me vendim gjykate.
Ironia e gjithë kësaj historie është fakti se edhe vetë Erion Veliaj e ble ujin që e cilëson të pijshëm në Tiranë. Në një tender të fundit të bashkisë me vlerë mbi 21 MLN Lekë pa TVSH, i janë dhënë kompanisë Lajthiza për furnizim me ujë të pijshëm të punonjësve të bashkisë.
Në procedurë ka marrë pjesë vetëm kompania e Hajri Elezit dhe është shpallur fituese. Pra logjika e Ramës është e thjeshtë: “Bëni si them unë, po mos bëni si bëj unë”. Këshillon qytetarët të pinë ujë çezme, ndërsa me paratë tona kryetari ble ujë të pijshëm tek oligarkët.