Hotolisht/ Komuna shtron vetëm 12 metra rrugë, më pas i mbaron fondi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.04.2022, 20:40

Një lajm i çuditshëm, i denjë për “çudira shqiptare”, raportohet të ketë ndodhur në Peshtan të Vehçanit në Librazhdit, komuna Hotolisht. Banorët shprehen se komuna më në fund ka vendosur të shtrojë me asfalt rrugën që lidh fshatin me rrugën kryesore që ndodhet vetëm 1 km larg. Por nëse në fillim ata u gëzuan kur mësuan se do të shtrohej rruga, për habi pasi u shtruan vetëm 12 metra rrugë me çimento, u mësua befas se mbaruan fondet.

Në vijim mesazhi i banorëve:

Prsh Joq. Doja te ndaja me ju nje ankese. Pas 2022 vitesh ne fshatin Peshtan i Vehcanit 'Librazhd' qe eshte 1km nga rruga kryesore, shtrohet 12 meter rruge me cimento. Por shtrohet pas 988m nga rruga kryesore dmth 988m e para nuk preken fare. Tani lind pyetja... Si mund te shkojme te kalojme te rruga e shtruar kur pjesa nga rruga kryesore deri te pjesa e shtruar kalohet vetem me gomar ose me traktor ?? 🤔Publikoje te lutem mos ndoshta na shtrojne dhe pjesen e mbetur se vetem kshu ndoshta mbarojme pune .. anonim ju lutem

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit