Ekskluzive/ Kush është Rufan Belshaku, 19-vjeçari fatkeq që u tërhoq zvarrë nga vinçi i Pirro Vengut në Durrës   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.04.2022, 20:47

Një ngjarje mjaft e rëndë e cila për habi kaloi në heshtje nga thuajse të gjitha mediat, ndodhi ditën e djeshme në Portin e Durrësit të drejtuar nga drejtori i stër-përfolur për vjedhje me tenderat, Pirro Vengu. Një punëtor 19-vjeçar në lule të rinisë, humbi jetën në mënyrë tragjike për shkak të papërgjegjshmërisë së punëtorëve të portit. Mësohet se ai u tërhoq zvarrë nga vinçi duke gjetur vdekjen.

Kanë qenë komshinjtë dhe miqtë e të riut të cilët kanë denoncuar ngjarjen e cila sipas tyre në mënyrë të habitshme po mbahet e fshehtë, a thua se nuk kemi të bëjmë me një jetë njeriu. Ky rast fatkeq tregon se jeta e një punëtori në Shqipëri nuk vlen asgjë, madje edhe kur humb jetën në punë nuk të përmendin.

Ndërkaq policia arrestoi sot 3 persona për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", përkatësisht Rendi Biçaku me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku me funksion manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini me funksion kryemekanik i ofiçinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit