Bashkia Shijak bën tenderin e asgjësimit të pulave me grip, fitues shpallet një restorant  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.04.2022, 22:13

I erdhëm dhe kësaj dite miq! Shpesh dyshohej se deri diku kishte mundësi që shpendët e ngordhura nga Gripi i Pulave në vend që të groposeshin siç e këkon ligji, kishin përfunduar në fakt në ndonjë fabrikë përpunimi mishi apo restorant. Por që kjo të faktohej nëpërmjet një tenderi, vështirë se do ta kishim imagjinuar.

Por e bardha mbi të zezë rezulton se Bashkia Shijak e drejtuar nga Elton Arbana ka shpallur fitues për asgjësimin e pulave të ngordhura një restorant. Besoj është e kuptueshme se ku “do të groposen” kufomat e pulave të gjora. E shpjeguar në mënyrë konkrete, bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-24501-04-08-2022 dhe me objekt “Shërbim transporti dhe dezenfektimi për groposjen dhe eliminimin e shpendëve të prekur nga Influeca Aviare”.

Fondi limit i tij është 1,000,000 lekë të reja. Fituese është shpallur kompania HOREAL Expo Group. Por nëse i hedhim një sy objketit të veprimtarisë së subjektit, mbetesh pa frymë... Bëhet fjalë për një veprimtari në Agro – Turizëm, Restorant, Bujtina. Ushtrim aktiviteti shërbim dhe akomodim, sherbime restoracioni dhe hotelerie si bare, restorante, snak bar, hoteleri, katering. Doni më për “Belulin”?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit