Ironia/ Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, sigurim luksi punonjësve në tenderin pa konkurrencë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.04.2022, 22:30

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare i drejtuar nga Ervin Mete, duket se vetëm me misionin e tij nuk merret. I krijuar në vitin 2006, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) është institucion publik, i pavarur nga ekzekutivi, përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit financiar jobankar dhe operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor. Por në fakt duket se në realitet qëllimi i vetëm është të favorizojë sa më shumë punonjësit të cilët aty kanë hyrë për t’i bërë qoka politikës.

Kjo shikohet jo vetëm nga pagat super të larta që marrin individë në moshë fare të re por edhe nga benefitet e luksit që ky institucion u ofron punonjësve përsa i përket siguracioneve private të jetës dhe shëndetit. Pra përveç skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të detyrueshme, Ervin Mete kujdeset që vetes së tij dhe vartësve të tij t’u ofrojë falas të gjitha shpenzimet mjekësore në spitalet private në Shqipëri dhe në Europë si në rastin e shtrimeve në spital ashtu edhe në rastin e përftimeve pa shtrim të tilla si teste diagnostifikuese të tilla si X-Ray, CT Scan, MRI, PET Scan, fizioterapi, ndërhyrje kirurgjikale, madje deri edhe radio dhe kimioterapi në rastet e sëmundjeve kanceroze.

Jo vetëm kaq, por vetë tenderi i organizuar në vetvete ka dyshime pasi kemi të bëjmë me një mungesë totale konkurrence. Fituese janë shpallur kompanitë “INSIG JETE” SH.A dhe “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” SH.A me vlerë të ofruar 4,488,000 lekë të reja. Kjo vlerë ndërkaq rezulton të jetë sa 99.73% e fondit limit të tenderit. Pra mendoni pak, në vend që ky institucion të mbikqyrë ashtu siç ka emrin, në të vërtetë organizon tendera të dyshimtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit