Qytetari me shpirtin në hall te doktori, polici i vë gjobë pse parkoi para ambulancës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.04.2022, 22:04

Parkimi në Tiranë është bërë tepër i vështirë, madje një sfidë më vete. Kjo ndodh jo vetëm në rrugët kryesore por edhe brenda lagjeve. Por akoma më e vështirë bëhet situata kur ke ndonjë emergjencë shëndetësore dhe koha nuk pret që të gjesh një parkim. Në një situatë të tillë është gjendur një qytetar në Tiranë, i cili kishte një emergjencë mjekësore dhe u detyrua të parkojë makinën tek hyrja e Qendrës Shëndetësore Nr. 9 pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë.

Por menjëherë sapo u fut brenda qendrës, askush nuk e mori vesh se nga doli një polic i cili i vendosi gjobë për parkim të gabuar. Duket se policia rri dhe fshihet pas ndonjë cepi pallati në pritje të gjynafqarëve që fati i keq i ka bërë të kërkojnë ndihmën e mjekut. Të paktën një gjë të tillë ta bënin edhe me hajdutët, pasi vetëm në ditët e fundit vjedhjet e dyqaneve janë rritur në mënyrë të frikshme në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit