Mjerim “Migjenian” në Tiranë/ Pensionistët dynden në shi tek posta për 3 mijë lekë më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.04.2022, 19:06

Një video në pamje të parë e një konflikti banal e shfaqur ditën e sotme nga Joq Albania tregonte një punonjëse të Postës Shqiptare që po trajtonte në mënyrë shtazarake disa dhjetra pensionistë të gjorë që ishin dyndur pranë postës për të tërhequr 3 mijë lekë shtesë pensioni. Individi frymor në fjalë, u pa të shtynte me forcë dhe t’u bërtiste pensionistëve të shkretë a thua se ishin kafshë grabitqare.

Por nëse e shikon videon për herë të dytë, bindesh se ke të bësh me një ngjarje mjaft të trishtë që tund rëndë themelet e propagandës së Ramës me shokë. Kini parasysh 2 fakte: Shtesa e pensionit është vetëm 3 mijë lekë të reja, ndërsa sot ishte vetëm dita e parë e hyrjes në fuqi të kësaj shtese. E megjithatë pamjet e videos janë gati apokaliptike. Dhjetra pensionistë në moshë u dyndën në shi, kush e kush të hynte i pari për të marrë vetëm 3 mijë lekë. Imagjinoni se sa e rëndë është situata reale e varfërisë në Tiranë e jo më në pjesët e tjera të Shqipërisë. Këto skena të kujtojnë mjerimin e Shqipërinë së viteve ’30, që për fat të keq edhe sot, 1 shekull më pas, është thuajse i njëjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit