Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Son Moix” u zhvillua ndeshja mes Mallorca dhe Barcelonës.
Edhe pse kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 2-2, Vedat Muriqi ishte ai që shkëlqeu dhe u vlerësua më shumë.
Sulmuesi i Kosovës kontribuoi në këtë ndeshje me një gol në minutën e 8-të dhe një asistim.
Ai u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” dhe nga faqet e specializuara u vlerësua me notën më të lartë.
Muriqi mori notën 8.6. Ndërsa te Barcelona, vetëm Raphinha u vlerësua me notën 8.5.