Kur edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes mes Çekisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Euro2024, federatat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Kështu kuqezinjtë nën drejtimin e teknikut Silvinjo do kenë Berishën në portë, kapiten Gjimshitin i cili në mbrojtje është bashkë me Hysajn, Mitajn dhe Ismajlin.
Në mesfushë kemi Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin. Ndërkohë që në sulm është Cikalleshi, i cili do ketë edhe ndihmën e Seferit dhe Asanit.
Formacionet zyrtare:
Çekia: Pavlenka, Holes, Brabec, Krejci, Coufal, Soucek, Kral, Provod, Cerny, Kuchta, Cvancara
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Asani, Bajrami, Seferi, Cikalleshi.